Kryesore

Gazetari i njohur zbulon emrin: Ambasada italiane kërcënoi zëdhënësin e presidentit, Tedi Blushi

20:59 - 21.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i njohur Bledian Koka mendon se ambasada për të cilën Presidenti Ilir Meta tha se shantazhoi zëdhënësin e tij, Tedi Blushi është ambasada italiane dhe jo ajo amerikane.




I ftuar studion e lajmeve në Ora, Koka tha se referencat e Tedi Blushit kanë të bënë me ambasadën italiane dhe jo atë amerikane.

Beti Njuma: Presidenti shkoi edhe më tej sot, akuzoi ambasadën pavarësisht se jo me emër se ka shantazhuar zëdhënësin për heqjen e një statusi…!

Bledian Koka: Nga informacionet që unë kam nuk bëhet fjalë për  ambasadën amerikane. Reagimi i Presidentit ishte një status që linte të kuptohej se mund të ishte për cilëndo ambasadë. Me shumë gjasë ka të bëjë me ambasadën italiane. E akuzoi si një mik i Agaçit dhe një ambasador në ikje. Të gjitha referencat që ka bërë zoti Blushi që është zëdhënësi i Presidentit të Republikës, jo Tedi Blushi miku ynë gazetar i dikurshëm, mendoj që referencat  më të forta në status kishin të bënin me ambasadorin në ikje Alberto Cutillo. Në informacionin që unë kam me shumë gjasë nëse ka patur ndonjë kërcënim, se edhe kjo mbetet për tu parë nuk mund të merret e mirëqenë, është fjala e presidentit përballë tonës, mendoj se kjo situatë i referohet ambasadës italiane dhe aspak asaj amerikane.

ÇFARE THA META

Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës.

Ditën e sotme Presidenca sulmoi ambasadorin italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, të cilin e quajti si “ambasadori i Agaçit”, duke iu referuar sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi.

Në një postim në rrjetet sociale, këshilltari i Metës për Media, Tedi Blushi tha:

Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”, shkruan Blushi në Facebook.

Ambasadori Cutillo sugjeroi që çështja e Gjykatës Kushtetuese të dërgohet në Komisionin e Venecias, me idenë për të marrë një opinion që mund të zgjidhë krizën e rëndë të krijuar në vendin tonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.