BLUETOOTH

“Jam gay”, kush janë shqiptarët që pranuan homoseksualitetin

10:50 - 21.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Homoseksualiteti, tërheqja seksuale ndaj gjinisë së njëjtë duket se dita ditës nuk është më tabu në vend pasi nuk kanë qenë të paktë ata që pranuan hapur në media që janë homoseksual. Tani, le të rikthehemi pak vite më parë, në edicionin e 3-të të “Big Brother Albania”, teksa një djalë nga Lezha, Klodi u rrëfye tek dhoma e rrëfimit të vëllait të madh se është homoseksual, mashkulli i parë në vend që pranoi një gjë të tillë. Deklarata e Klodit tronditi vendin pasi një gjë e tillë nuk ishte parë të ndodhte në media, shumica prej shikuesve të këtij formati ende nuk ishin të qartë se çfarë ishte homoseksualiteti. “Zonë e lirë” e Çanit ka qenë si një tjetër vend ku është folur për tabu, sidomos transgjinorë. Në janar të vitit 2017, Linda Rei, transgjinorja më e famshme në vend u shfaq për herë të parë tek Çani duke shkaktuar sërish turbullira në opinionin publik. Lindën më pas e pamë në shumë emisione televizive, në “Dance with me” mes VIP-ave, në debate televizive e sherre pafund me personazhe të njohur. Tani le t’i lëmë pas trasngjinorët që nuk kanë qenë të pakët që janë ekspozuar tek emisioni i Çanit dhe jo vetëm por të rikthehemi sërish tek meshkujt shqiptar që pranuan hapur homoseksualitetin.




75362517_955683954813048_1686978478588559360_n 75614218_789108614859033_489121321028943872_n 76686448_2414942208763653_686084763127119872_n 75220848_2438683246348365_743597656575574016_n 73390668_2531490406888616_2550717296830054400_n
<
>

Dy vite më parë, Elton Ilirjani nuk ishte aq i njohur sa është sot. Pikërisht dy vite më parë Ilirjani do të pranonte publikisht homoseksualitetin e tij. Në studion e Fevziut, me qetësinë e plotë Ilirjani e tha para të gjithëve. Eltoni së fundmi është komentuar për puthjen në buzë me një mashkull, për lyerjen e buzëve dhe për fotot nudo në Instagramin e tij, shkruan Blitz. Al. Dario Doka është një tjetër mashkull i kryeqytetit që ka pranuar shijet e tij homoseksuale. Pak ditë më parë Dario Doka, grimier, publikoi fillimisht një video në kanalin e tij në “YouTube” se është gay e më pas u rrëfye në një studio televizive, “Pop Culture”, ku shtoi se ka dëshirë të bëhet baba dhe ka fiksim Capital T, reperin e njohur. Së fundmi, grimieri me famë ndërkombëtare i Kim Kardashian, shqiptari Mario Dedivanovic fitoi çmimin “Artistic Achievement” në “American Influencer Aëards 2019”, Los Angelos, ku teksa po mbante një fjalim të gjatë, para qindra vetave pranoi hapur homoseksualitetin. Në fakt, reagimet e personazheve publikë sa i përket pëlqimit brenda seksit të njëjtë nuk kanë qenë të pakta. Të ‘zënë mat’ në intervista apo duke shfrytëzuar lirinë e rrjete sociale, emra të njohur të skenës, kanë dalë hapur kundër këtij komuniteti. Eneida Tarifa nuk e priti fort mirë fitoren e Conchita Wrust, këngëtares transgjinore në Eurosong. “Ky na qenka Eurosong-u. Ku po shkojmë, ku është fshehur muzika? Ku është strukur muzika?” shkruante Tarifa, që përpos talentit të këngëtares austriake, ishte e shqetësuar për mënyrën se si do t’ia prezantonte vajzës së saj ‘këtë tip këngëtari’? Deklarata e saj u pasua nga një replikë e ashpër e Kristi Pinderit. Ishte Stresi pastaj që doli hapur kundër komuniteti LGBT nëpërmjet një fotoje të dy burrave duke u puthur të publikuar në rrjete sociale. Reperi e ka quajtur ‘në mënyrën e tij’ si një gjest të papërshtatshëm për burrat. Po ashtu dhe këngëtarja, Adelina Tahiri në një intervistë për ‘Prive’ pranoi se është ‘shumë anti-homoseksuale. Ajo pranoi se nuk do të kishte dot kurrë shoqe lesbike ‘sepse ato do të përfundonin duke e gjuajtur gjithsesi’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.