Show-Bizz

Kejdi Mehmetaj rrëfen bashkëjetesën dhe marrëdhënien me vjehrrën

13:47 - 21.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’, ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, ka folur për jetën personale duke ndarë me të gjithë detaje nga bashkëjetesa me të fejuarin. Ajo është shprehur se nuk është një nuse që rri në shtëpi, gjatë gjithë kohës është në lëvizje për shkak të angazhimeve në politikë. Për të është e rëndësishme që marrëdhëniet të jenë të sinqerta dhe dashamirëse me prindërit e burrit. “Nuk jam ajo nusja më e mirë që rri në shtëpi, merret me punët apo ka kohë… unë jam shumë në lëvizje, bëj shumë punë në të njëjtën kohë, përpiqem të jem shumë aktive, plus mendoj se do të vijë ai momenti kur të vijnë fëmijët, që jeta të kornizohet pak më tepër, ndaj tani përpiqem ta shfrytëzoj në maksimum kohën. E rëndësishme mbi të gjitha është marrëdhënia, që të jetë pozitive, që të jetë e sinqertë e të ketë dashamirësi brenda nga të dyja palët…”, tha ndër të tjera Kejdi.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.