AKTUALITET

Meta batuta me ushtarin e Gardës pasi e nderon: Ti do jesh ushtari i dytë, se i pari jam unë

14:13 - 21.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga Presidenca. Para se të prononcohej për mediat, Kreu i Shtetit është ndalur para ushtarit të Gardës së Republikës dhe e ka nderuar me një përshëndetje ushtarake.Por ndërkaq mësohen edhe fjalët e Metës për ushtarin e Gardës.




“Ti do jesh ushtari i dytë në mbrojtje të Republikës se ushtari i parë do jem unë”, mësohet se i ka thënë Presidenti.

Po dje, zëdhënësi i Presidentit të Republikës deklaroi ndër të tjera se Meta do të jetë Meta ushtari i parë në mbrojtje të Kushtetutës.

“Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë jashtë, do të jetë në krye të detyrës dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet çdo thirrje dhe dekreti të tij në mbrojtje të Republikës dhe rendit Kushtetues.

Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”, shprehej zëdhënësi Blushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.