POLITIKË

Video/ Shpërthen Meta: Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtarë, referendumi. SHBA-të janë si shpirt

13:22 - 21.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur me tone të ashpra pas takimit me ish-presidentin Bujar Nishani duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, “Vettingu i partisë u shpall para pak ditësh. Nuk jam i habitur se që ditën e parë që ka hyrë në zyrë ka pasur presione, që të bëhej pjesë e puçit për Xhaferllarin. Unë nuk i bëj presion askujt. Nqs doni emra, nuk besoj se keni harruar deklaratën e zotit Xhafaj, i cili i bëri shantazhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila ka qëndruar me sforco në atë detyrë për të mbajtur hapur derën e Gjykatës Kushtetuese,
SHBA-të janë si yll, janë si shpirt, me ato e kemi bërë Kushtetutën. Ata punojnë me Kushtetutën që do të ketë ndryshuar Rama, Agaçi, Dvorani. I ftoj të vijnë me ekspertët e tyre t’u tregoj Kushtetutën mbi të cilën jam betuar. Ka vetëm një zgjidhje për Ramën e për disa palaço ndërkombëtar, Referendumi”, deklaroi Meta.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.