SHËNDET

ISHP: Mënyra të thjeshta për të parandaluar sëmundjet e mushkërive

14:30 - 25.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK), përshkruan një grup komplikacionesh të mushkërive që e bëjnë të vështirë zbrazjen e ajrit prej tyre, sepse rrugët e frymëmarrjes janë ngushtuar. Dy prej komplikacioneve të mushkërive janë: bronshiti dhe emfizema afatgjatë (ose kronike), të cilat shpesh mund të ndodhin së bashku. Bronshiti ndodh kur rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara dhe të ngushtuara, ndërsa emfizema ngushton rrugët e ajrit. Kjo e bën më të vështirë lëvizjen e ajrit brenda dhe jashtë gjatë frymëmarrjes, dhe mushkëritë tuaja janë më pak të afta në marrjen e oksigjenit dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se nëse keni sëmundje pulmonare obstruktive kronike, rrugët e frymëmarrjes janë ngushtuar sepse indi i mushkërive është i dëmtuar; mukusi bllokon një pjesë të rrugëve të ajrit; si dhe rrugët e frymëmarrjes janë të inflamuara.
Shkaktarët
SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga substanca të dëmshme – tymi i cigares, apo tymi nga burime të tjera dhe ndotja e ajrit. Punët, në të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu, mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut. Ka shumë të ngjarë të prekeni nga SPOK nëse jeni mbi 35 vjeç; jeni, ose keni qenë duhanpirës; keni pasur probleme me frymëmarrjen në fëmijëri. Nëse prindërit tuaj kanë pasur probleme me mushkëritë, atëherë rreziku juaj për t’u sëmurur është më i lartë sesa i individëve të tjerë, të cilët nuk kanë histori familjare.
Simptomat e SPOK
Simptomat e sëmundjeve të mushkërive përfshijnë frymëmarrje të shkurtra (të pamjaftueshme) dhe të shpeshta gjatë aktiviteteve të përditshme, të tilla si: ecja, shëtitjet ose kur bëni punët e shtëpisë; kollë që zgjat shumë; frymëmarrje e vështirësuar në mot të ftohtë; sasi më të shtuar të pështymës ose gëlbazës. Ju mund t’i keni këto simptoma gjatë gjithë kohës por ato mund të shfaqen, ose përkeqësohen kur keni një infeksion; kur ekspozoheni në ambiente me tym ose duhan. SPOKU mund të sjellë humbje të oreksit, peshës dhe ënjtje të kyçeve të këmbëve. Më poshtë po listojmë disa mënyra parandaluese nga Instituti i Shëndetit Publik për të mos u prekur nga sëmundjet e mushkërive.
Mos pini duhan!
Trajtimi më efektiv për SPOK është të ndaloni menjëherë pirjen e duhanit. Mjeku juaj i familjes dhe profesionistët e shëndetit, mund t’ju ndihmojnë me dhënien e këshillave dhe informacionit lidhur me lënien e duhanit.
Vaksinohuni
Sigurohuni që të merrni vaksinën çdo vit për t’ju mbrojtur nga viruset e gripit, që ka të ngjarë të aktivizohen gjatë dimrit. Vaksinimi zvogëlon rrezikun për të zhvilluar komplikacione serioze, siç janë: pneumonia dhe problemet e zemrës. Ju gjithashtu, mund të shmangni infeksionet duke qëndruar larg njerëzve të prekur – përfshirë fëmijët, të cilët kanë ftohje, grip, infeksione të sinusit ose dhimbje të fytit. Nëse merrni një infeksion, sigurohuni që ta trajtoni sa më shpejt.
Bëhu aktiv
Nëse keni SPOK, të qenit aktiv dhe të ushtruarit fizikisht mund tju ndihmojë në përmirësimin e frymëmarrjes, forcimin e muskujve dhe cilësinë e jetës. Nëpërmjet aktivitetit fizik, përveç të tjerave, përmirësohet puna e zemrës, mbahet nën kontroll presioni i gjakut dhe ka më pak të ngjarë të prekeni nga diabeti, dhe osteoperoza. Ka shumë mënyra për të qenë aktiv, gjeni një që mund t’ju pëlqejë.
Ushqehuni
shëndetshëm
Është e rëndësishme të mbani një dietë të ekuilibruar, si dhe të keni një peshë në normë. Mbipesha vështirëson frymëmarrjen dhe lëvizjen.
Përpiquni të hani pak dhe shpesh.




Faktorët dhe simptomat

Shkaktarët
-SPOK-u zakonisht zhvillohet për shkak të dëmtimit afatgjatë të mushkërive nga substanca të dëmshme – tymi i cigares, apo tymi nga burime të tjera dhe ndotja e ajrit.
-Punët, në të cilat njerëzit janë të ekspozuar ndaj pluhurit, tymrave dhe kimikateve, gjithashtu, mund të kontribuojnë në zhvillimin e SPOK- ut.
-Ka shumë të ngjarë të prekeni nga SPOK nëse jeni mbi 35 vjeç; jeni, ose keni qenë duhanpirës; keni pasur probleme me frymëmarrjen në fëmijëri.
-Nëse prindërit tuaj kanë pasur probleme me mushkëritë, atëherë rreziku juaj pë t’u sëmurur është më i lartë sesa i individëve të tjerë, të cilët nuk kanë histori familjare.
Simptomat e SPOK:
-frymëmarrje të shkurtra (të pamjaftueshme) dhe të shpeshta gjatë aktiviteteve të përditshme, të tilla si: ecja, shëtitjet ose kur bëni punët e shtëpisë;
-kollë që zgjat shumë;
-frymëmarrje e vështirësuar në mot të ftohtë;
-sasi më të shtuar të pështymës ose gëlbazës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.