Horoskopi

Horoskopi i datës 26 Nëntor 2019

00:00 - 26.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një situatë sfiduese, por disi zbavitëse, do t’ju japë një mundësi për të demonstruar fleksibilitetin tuaj, dhe do të bëni një përshtypje veçanërisht të mirë për dikë që ju ka në vëmendje. Të dy jeni gati të filloni një lloj të ri marrëdhënieje. Ky person është po aq i fortë sa ju.

Ju keni punuar shumë për të krijuar një botë të rehatshme për veten tuaj, por ndonjëherë mungesa e rehatisë mund të jetë një përvojë shumë pasuruese. Mos bini pre e qetësisë, sepse ajo nuk është kurrë e qëndrueshme. Kjo vlen edhe në dashuri.

Përdorni sensin tuaj të humorit për të tejkaluar situatat problematike dhe tensionet. Për këtë do të shpërbleheni me një ditë të mbushur me harmoni dhe të qeshura. Kjo nuk është një ditë për t’i marrë gjërat seriozisht.

Në një situatë stresuese sot, do të duhet të qëndroni të qetë dhe nën kontroll, sepse askush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë për ju. Ndoshta nuk ju pëlqen të merrni një rol udhëheqës, por është në interesin tuaj më të mirë ta bëni sot këtë.

Sot duhet të tregoni më shumë kujdes në gjithçka që bëni, veçanërisht në transaksionet financiare. Nëse përgatiteni të blini diçka, sigurohuni që mund ta përballoni! Kjo nuk është një ditë e mirë për të kërkuar para borxh.

Sot keni dëshirë që të largoheni nga e përditshmja dhe e zakonshmja, por nuk do të jetë shumë e lehtë që ta bëni këtë. Madje sot kërkesa do të jetë më e madhe për të kryer disa punë për të cilat ju mungon interesi. Mos rrezikoni duke i anashkaluar këto kërkesa edhe nëse bëni pak nga pak.

Sot kujtimet e ëmbla romantike nga shumë kohë më parë do të nxiten papritur në fillim të ditës. Nëse i keni thënë lamtumirë një raporti, mos iu ktheni më në mënyrë që të shmangni edhe dëshpërimin.

Në jetën tuaj profesionale, kjo është një kohë për të pritur që gjërat të vijnë tek ju. Koha juaj po vjen së shpejti; thjesht duhet të prisni. Në jetën tuaj personale, disa situata stresuese me të cilat jeni marrë kohët e fundit do t’i lini përfundimisht pas krahëve.

Të kuptosh sesi mund të ekuilibrosh vetëmohimin me egoizmin tënd do të jetë sot e lehtë. Njerëzit që ju rrethojnë dëshirojnë atë që dëshironi edhe ju, kështu që çdo negociatë do të jetë mjaft e lehtë. Mendimet tuaja po largohen nga qëllimet afatshkurtra dhe kjo është për t’u përgëzuar.

Eshtë krejtësisht e pranueshme për ju që të zgjidhni kë dëshironi të dëgjoni dhe kë jo. Të gjithë meritojnë të merren seriozisht, siç e dini mirë. Disa njerëz janë shumë të lehtë për ju, dhe nuk ju japin të vërtetën e mjaftueshme për t’ju ndihmuar të rriteni.

 

Për të mësuar më shumë rreth një personi të ri që ka mbërritur së fundmi në skenë, duhet të lëvizni përtej pyetjeve dhe përgjigjeve të thjeshta. Por kjo situatë nuk kërkon një seri intervistash kërkon një seri eksperimentesh! Shkoni përpara dhe veproni me disa supozime logjike për këtë person.

Një personalitet i madh që punon me ju mund të jetë argëtues, por nganjëherë ky koleg kryengritës mund të jetë i lodhshëm. Sot mund të duket se melodrama e tij/e saj personale po ju pengon të bëni punën tuaj. Bëni gjithçka që duhet për të qëndruar larg këtij personi, të paktën sot.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.