AKTUALITET

Kërkoi ujë para shembjes së shtëpisë/ Djali në vilën e shkatërruar është gjallë

12:05 - 26.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpresa vdes e fundit. Djali që thërriste për ndihmë nga vila që tashmë është shembur totalisht në Kenetë të Durrësit, është gjallë.




Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje direkte për ‘Neës24’ shprehet se aktualisht në terren forcat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e 17-vjeçarit. Pak më herët u nxorën nga banesa, nga e cila tashmë ka ngelur vetëm një gërmadhë, dy trupa të pajetë. Ndërkohë nën rrënoja vijojnë të ngelen dhe 3 fëmijët e tjerë të kësaj familje, mes tyre dy vajza binjake, (jo më të mëdha se 3 vjeç). Në banesë në momentin kur ra tërmeti ishte gjyshja, bashkë me djalin të paralizuar dhe gruan e këtij, si dhe 4 nipërit e saj (fëmijët e djalit tjetër).

“BalkanWeb” mëson se prindërit e 4 fëmijëve nuk ndodheshin në banesë, pasi babai ishte në Itali, ndërsa nëna e tyre për vizite tek motra në Tiranë. Sapo moren vesh lajmin, ata u nisen drejt Durresit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.