Horoskopi

Horoskopi i dates 28 Nentor 2019

06:00 - 28.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aktualisht ndodheni në një periudhë pauze, por nuk do të jetë e gjatë duke ju shërbyer për të ripërtërirë forcat. Tregoni kujdes që të mos merrni vendime të nxituara. Mbrëmja pritet të jetë shumë interesante.

Gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht, nëse ju do të tregoheni më këmbëngulës në çështjet profesionale. Në mbrëmje mund të lindë një dashuri e re që do ju gëzojë shumë.

Aspekti yjor ju bën pak konfuzë, duke mos arritur të merrni vendimet e duhura. Një këshillë nga një person i dashur ose mik i mirë do t’ju ndihmonte që të kaloni momentet e sikletshme.

Kjo ditë parashikohet të jetë më e qetë në aspektin sentimental. Nëse jeni në një lidhje romantike, organizoni ndonjë darkë romantike me partnerin. Në aspektin profesional, jo gjithçka ecën sipas planit.

Kjo ditë parashikohet të jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Në çështjet e dashurisë mund të merrni disa lajme interesante, që do ju fusin në mendime.

Përpiquni të mendoni pozitivisht edhe në momentet më delikate. Në aspektin profesional mund të merrni disa informacione, të cilat mund t’ju duhen gjatë ditëve të ardhshme.

Vendosja e planeteve ju bën pak nervozë, por situata është kalimtare. Në çështjet e dashurisë mund të merrni mesazhe pozitive nga një person që ju pëlqen. Përgjigjuni pozitivisht këtij mesazhi.

Për përfundimin e disa punëve të mbetura pezull, sot mund të keni mbështetjen e planeteve, ndonëse kjo mbështetje mund të shoqërohet me pak stres. Mbrëmja pritet të jetë interesante.

Këto ditë mund të kenë qenë shumë stresuese, ndoshta si pasojë e angazhimeve të shumta në punë. Sot është koha ta largoni këtë energji negative, sepse kjo nuk e ndihmon gjendjen tuaj.

Është dita për të menduar më shumë për të tjerët. Altruizmi është një cilësi që e bën shoqërinë më të mirë. Një njohje e re mund të ndryshojë planet në aspektin sentimental.

 

Sot mund të përballeni me ndonjë problem të vogël ekonomik, që nuk e kishit menduar dhe pritur. Nëse ndodh kjo, merreni me qetësi dhe njëkohësisht kërkoni asistencë nga njerëz të afërm.

Dita e sotme mund të ketë momente stresi dhe nervozizmi. Shmangni debatet me personat, të cilët mund të jenë kolegë ose eprorë. Në vendin e punës nuk është atmosfera më e mirë e mundshme.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.