Kryesore

Tifozët grekë banderolë me mesazh për Shqipërinë në ndeshjen e sotme: Dhimbja dhe mbështetja nuk njohin kufij

23:38 - 28.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme pas tërmeteve të fuqishme të cilat kanë prekur vendin dhe kanë sjell si pasoj vdekjen mbi 40 personave dhe plagosjen e më shumë se 700 të tjerëve.




Në momente të tilla shumë të vështira për Shqipërinë, shumë qytetarë dhe subjekete jashtë dhe brenda vendit kanë ofruar ndihmë për njerëzit e prekur nga tërmetet. Mesazhe solidariteti vijnë dhe nga fqinjët tanë nga Greqia, konkretisht nga tifozët e klubit të Panathinaikos. Në sfidën e basketbollit ndaj Basconia, tifozët shpalosën një banderolë me mesazh për popullin shqiptar.

“Dhimbja dhe mbeshtetja nuk njohin kufij. Kurajo për popullin shqiptar”, shkruajnë tifozët në banderolën e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.