Një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 gradë të shkallës Rihter është ndjerë sërish pak momente më parë në Durrës dhe Tiranë. Lëkundjet e kishin epiqendrën 35 kilometra në veriperëndim të Tiranës. Duhet thënë se lëkundja ishte relativisht e shkurtër.
Mbi 1 mijë lëkundje janë shënuar që nga ora 4 e mëngjesit të së martës, kur Shqipërinë e tronditi tërmeti 6.4 ballë. Lëkundjet duken normale me këtë ritëm. Në fakt ato janë paralajmëruar edhe nga një pjesë e sizmologëve.
Shfaq Komentet (0)