POLITIKË

“Anuloni 150 mln dollarë për 10 oligarkë e jepuani atyre që kanë nevojë”/ Basha publikon propozimin me 3 pika

19:37 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike publikon 3 pika të cilat sipas tij, do të shërbejnë për daljen nga situata e emërgjencës pas tërmetit të 26 nëntorit dhe pasojat shkatërrimtare që la pas.




Basha  i kërkon qeverisë të anulojë 150 milionë euro PPP, të cilat qeveria do tu japë oligarkëve.

“Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm 150 milionë dollarë, të planifikuar për t’ju dhënë oligarkëve!”, shkruan Basha në Facebook.

Sipas tij, këto fonde t´ju akordohen familjeve të prekura nga tërmeti.

DEKLARATA E BASHËS

Përgjatë këtyre ditëve të vështira, qëndrimet tona kanë qenë konstante. Ne mbështesim çdo përpjekje për të ndihmuar njerëzit e goditur, dhe ne kemi vullnetin për të ndarë idetë dhe planet tona me këdo që ka dëshirë të dëgjojë.

I bëj thirrje atyre që po e përdorin këtë kohë dhimbjesh dhe vuajtjesh për axhendën e tyre politike, ta fokusojnë energjinë dhe vëmendjen tek ata që kanë më shumë nevojë se kurrë për ndihmë!

Për këdo që ka vullnetin të dëgjojë, ky është propozimi ynë në këtë fazë të emergjencës:

1. Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim përshpejtimin e vlerësimit të banesave.

2. Vlerësimi me urgjencë i banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara.

3. Qeveria, në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’iu dhënë 10 oligarkëve dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.