AKTUALITET

Bebe Rexha mbërrin në Bubq/ “Nuk do harroj nga vij, në vena më rrjedh gjak shqiptar. Do të ndërtoj dy shtëpi ”

15:04 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha, sapo ka mbërrritur në Bubq, për të parë nga afër situatën pas tërmetit tragjik që ndodhi mëngjesin e 26 nëntorit.




Bebe ka premtuar se do të ndërtoj dy shtëpi, për dy familje të prekur nga tërmeti, dhe githashtu shprehu  dëshirën për tu përfshirë në ndërtimin e shkollave, pasi është shumë e rëndësishme për brezat e rinj.

Bebe Rexha: “Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja.

Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri.

E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh.

Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj.

Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë. “


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.