BOTA

Dalin para gjykatës anëtarët e klanit “La Torre”/ Kërkohet 1 shekull e gjysmë burg për 13 të akuzuarit

21:02 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vit më parë, në rrethinat e Napolit, Itali u shkatërrua një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit u arrestuan gjithsej 13 persona, shqiptarë dhe italianë.




Prokurori publik italian  D’Alessio ka lexuar akt-akuzën për anëtarët e klanit La Torre, drejtuar nga Tiberio La Torre, djali i bosit të njohur të drogës Augusto La Torre, shkruajnë mediat italiane.

Të dyshuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë që synojnë trafikun e lëndëve narkotike, posedim dhe tregtim të drogës, pastrim parash dhe akuza të tjera. Prokuroria italiane pas hetimeve të kryera për këtë grup dhe kishte arritur në përfundimin se anëtarët e grupimit zhvillonin tregti të paligjshme droge.

Sipas hetimeve, ky grup bënte tregti droge në komunën Mondragone, të sasive të konsiderueshme të drogave të tipit kokainë e hashash, me furnizime nga zona e Napolit, ku ndër të tjera ka edhe bashkëpunëtorë shqiptarë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.