Kryesore

“Ma kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem”, Rama i përgjigjet: O Zot, hajde storje…

20:27 - 02.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ankesë e pazakontë i është drejtuar sot kryeministrit gjatë vizitës së tij në Durrës te të prekurit e tërrmetit. I shqetësuar, një prej banorëve ka kërkuar me patjetër të takojë Ramën, pasi sipas banorit, i kishin marrë gruan dhe ia kishin çuar në Golem pa e pyetur atë.




“Kam një problem. Ma kanë marrë gruan e ma kanë çuar në Golem pa më pyetur mua”, mësohet të ketë thënë banori.

Rama, me batutë i është kthyer: Hej zot! Gruaja qenka më e mençur se ty. Hipi autobuzit dhe shko në hotel.

Prej disa ditësh Rama ndodhet në Durrës dhe në Thumanë ku po takon personalisht të gjitha zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 Nëntorit.

Nuk është rasti i parë që kryeministri është përballur me situata të tilla. Shumë prej banorëve kanë kundërshtuar thirrjen e tij për t’u strehuar nëpër hotelet që qeveria ka vënë në dispozicion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.