Sociale

Pasojat e tërmetit/ Zv.ministrja bën bilancin: 469 objekte të inspektuara në Durrës, Krujë dhe Shijak

19:05 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda ka dhënë informacion mbi dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti. Voda tha se janë inspektuar 469 objekte në Durrës, Krujë dhe Shijak.




“Ne kemi marrë masa urgjente. Deri tani, janë 469 objekte që janë inspektuar në Durrës, Krujë e Shijak. Janë 800 efektivë në gatishmëri për të përballuar situatën. Kanë ardhur shumë ndihame  janë depozituar”, tha Voda.

Zv. ministrja e Brendshme u shpreh se janë dërguar trupa inspektuese pranë qendrave grumbulluese, ndërsa janë vendosur 3 numra në dispozicion të qytetarëve.

“Kemi vënë trupa inspektuese pranë qendrave grumbulluese. Tre numra janë vënë në dispozicion të qytetarëve. Në Durrës, janë 238 objekte të insopektuara, nga të cilat 150 janë shpallur të pabanueshme. Në Krujë janë inspektuar 46 objekte. Pesë objekte janë të pabanueshme”, deklaroi Voda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.