POLITIKË

Rama: Inertet do çohen në Porto Romano. Të përfundojë para Vitit të Ri

17:14 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas takimit me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka qënë në qendrën e Emergjencave në Durrës.




Kryeminstri Rama ka kërkuar që inertet që do të hiqen nga pallatet apo banesat e dëmtuara nga tërmeti të dërgohen në “Porto Romano´´ ku ka filluar puna për ndërtimin e një parku, gjithashtu  kërkoi që Durrësi të pastrohet para Vitit të Ri.

Ndër të tjetra  kërkoi dhe akomodimin e të gjithë të prekurve nga tërmeti në hotele.

“Disa gjëra që nesër duhet të jenë në tavolinë. Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë me dëme, por që nga ana strukturore janë OK. Për të cilat grupet e inspektimit thonë që ky riparohet.

Këta do thirren të gjithë dhe do ti thuhet bëhu gati që do ti riparosh, jo si të thuash ti, por si të themi ne.

Unë dua nesër informacion kush janë këta dhe nga janë këta.

Ti që ke marrë detyrën të drejtosh bashkinë deri në zgjedhje do ti thërrasësh ti.

Pallatet që janë minus, që janë negativ që ky do shembet, por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit ku janë inertet, do ta pastrojmë para vitit të ri komplet. Siç u pastrua Lana. Kompanitë e ndërtimit do ti thërras unë.

Tjetra inertet do të depozitohen në Porto Romano dhe do fillojë projekti ta heqim atë fushë plehrash dhe ta bëjmë park komplet atje.

Tjetra, dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e universitetit, hartën me të gjitha të dhënat. Nesër i dua të gjitha këto. Dakord! Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës së Durrësit, në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje dhe ti shpjegojnë me qetësinë më të madhe.

Pjesa e akomodimit, mos i vononi kush vjen, çojini në hotel. Duhet të jetë i verifikuar që realisht nuk ka shtëpi”, deklaroi kreu i qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.