Kryesore

Përplasje tek Teatri/ Pas akuzave të Sandër Lleshajt, juristja: Policia më tërhoqi zvarrë nga makina (VIDEO)

23:37 - 02.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas videos së xhiruar ku shiheshin qese me ndihma që futeshin në Ministrinë e Brendshme, janë proceduar penalisht pedagogu Ergys Mërtiri dhe juristja Adriana Kalaja. Pas takimit në teatër ku pati një reagim për ministrin Sandër Lleshaj, që cilësoi hajdutë ata që xhiruan, një makinë policie ka tentuar të marrë Adriana Kalanë nga makina e saj pas teatrit.




Aktivistët e tjerë nuk e kanë lejuar dhe mes policisë dhe artistëve ka pasur përplasje. Adriana Kalaja tha mbrëmë se sapo iku nga sheshi i teatrit për në shtëpi, u rrethua nga dy makina, njëra makinë policie e tjetra private, sipas saj në kundërshtim të plotë me ligjin. “Gazeta Shqiptare” zbardh deklaratën e Adriana Kalasë.

“Më thuhet që duan të flasin. Hapa xhamin dhe futën dorën. Më tërhoqën zvarrë për të më futur në makinën e policisë. Ndërkohë që i kërkova disa herë fletën e shoqërimit. Në një shtet demokratik vijnë gjashtë veta me uniforma policie që mund të jenë edhe pengmarrës edhe banditë. Kjo është e patolerueshme. Erdhët ju (Aleanca për Teatrin) që më shpëtuat. Ndihem e kërcënuar. Unë s’kam bërë asnjë krim. Kam denoncuar. Ministri Lleshaj para se të merret me denoncuesin, duhet të merret me ata që vjedhin ndihmat e njerëzve në nevojë”.

Pritet që aleanca të kontaktojë me trupin diplomatik në Tiranë.

Më herët në një deklaratë për media, Aleanca tha se punonjës të Drejtorisë së Policisë Tiranë, kanë kontaktuar aktivistet e Aleancës, duke i kërkuar “miqësisht” që të jepen deklarata për videon. Aktivistët kanë refuzuar të japin deklaratë për sa kohë sipas tyre pamjet filmike shpjegojnë qartësisht çfarë ka ndodhur nga njëra anë si edhe vetë institucioni i Ministrisë së Brendshme vëzhgohet me kamera 24 orë në 24 nga ana tjetër.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i kërkoi ministrit të Brendshëm të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe denigruese. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e konsideron deklaratën e ministrit presion të pastër politik, duke e trajtuar demokracinë si diktaturë ushtarake.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.