POLITIKË

“Po iu mbahet një pjesë e pagës punonjësve”, Luan Rama thirrje kryeministrit: Ndalojeni këtë praktikë të shëmtuar

18:27 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama deklaron se dikush ka urdhëruar ministritë që t’iu mbahet një pjesë e pagës punonjësve për të prekurit nga tërmeti dhe i kërkon kryeministrit të ndalojë këtë praktikë të shëmtuar.




Sipas zëvendëskryetari të LSI-së , solidarësia nuk ka nevojë për qeveri, as për kryeministër a president nuk ka nevojë sepse është në shpirtin dhe në vetëdijen shqiptare.

POSTIMI I PLOTË

Solidarësia si vlerë e shoqërisë shqiptare, jo si detyrim prej qeverisë!

Zoti kryeministër, dikush ka urdhëruar ministritë e qeverisë tuaj që t’ju mbahet një pjesë e pagës punonjësve, si kontribut për zhdukjen e pasojave të tërmetit!

Ndalojeni këtë praktikë të shëmtuar e mos e ndyni solidarësinë si vlerë të shoqërisë shqiptare me urdhra idiotësh që fyejnë më së shumti ata që u dëmtuan më rëndë nga tërmeti!

Ndër shqiptarët solidarësia është një vlerë thelbësore dhe e qenësishme.

Është institucion që na vjen prej historisë së lashtë si trashëgimi e vyer e shfaqet ndër ne sa herë shpirti shqiptar vihet në provë përballë vështirësish të ndryshme; në fatkeqësi a në luftëra.

Solidarësia nuk ka nevojë për qeveri. As për kryeministër a president nuk ka nevojë. Sepse është në shpirtin dhe në vetëdijen shqiptare.

E sa herë e ka lypur nevoja, shqiptarët janë bërë bashkë e përkrah njëri-tjetrit, i kanë ndarë bashkë, të keqen dhe të mirën.

Edhe tërmeti i 26 nëntorit dhe rrënojat e plagët e tij e vunë sërish në provë solidarësinë shqiptare, e ajo u shfaq padyshim më e fortë se tërmeti.

Shqiptarisht e bujarisht pranë e bashkë me njëri-tjetrin.

Prej kësaj vlere më së pari na erdhën të parët në ndihmë edhe vëllezërit e Kosovës.

Lërini qytetarët ta shprehin vetë solidarësinë me shpirt e zemër!

Solidarësia nuk bëhet me urdhër dhe as me vendime qeverish zoti kryeministër!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.