AKTUALITET

Presidenti Meta dhe Bebe Rexha vizitojnë familjet e prekura nga tërmeti / Rindërtimi i një shtëpi në Ishëm

17:32 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas vizitës në fshatin Bubq, ku këngëtarja Bebe Rexha u zotua se do të rindërtonte dy nga shtëpitë e rrënuara ajo është zhvendosur në një tjetër fshat.




Së bashku me presidentin Meta, Rexha ka vizituar fshatin Bizë në Ishëm.

“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksion konrekt, për të qenë pranë komuniteteve më të prekura. Për të sjellë në vëmendjen këtë tragjedi dhe këtë krizë humanitare përpara opinionit ndërkombëtar. Prandaj, shume faleminderit edhe njëherë Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndjen që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në momente të vështira, nga të cilat mund të themi se nuk i kemi i përjetuar prej shumë kohësh. Përmes këtij solidariteti do t’i përballojmë dhe do ndihmojmë situatën”, –u shpreh Presidenti.

Në këtë fshat gjithashtu tërmeti ka lënë shumë pasoja. Ndonëse të trembur fëmijët e banorëve të këtij fshati kanë kënduar për Beben këngën “Ja na erdhi Viti i Ri”. Këngëtarja u  ka shpërndarë atyre ëmbëlsira ndërkohë që ka vizituar shtëpitë  e rrënuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.