SHËNDET

Receta me qepë kundër rrufës, bronkitit dhe laringitit

10:00 - 02.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efektet kurative të qepës janë më të mëdha
se ç’mund të mendoni. Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe duke u kombinuar me substancat që ndodhen në organizëm stimulon një mbrojtje natyrale.
Rrufa
Qepa e njomë është e rekomandueshme të përdoret për të sëmurët me rrufë. Kur ju sëmureni me rrufë, e cila shkakton teshtima dhe rrjedhje hundësh, mundohuni të përdorni kokrrat e qepës së njomë. Fillimisht rekomandohet konsumimi i 3 kokrrave çdo dy orë. Pas tri ditëve të para uleni dozën, derisa të shëroheni plotësisht.
Bronkiti
Qepa e njomë është shumë e mirë edhe për bronkitin. Kundër tij këshillohet një përbërje me qepë dhe ujë. Për një mbrojtje të mirë imunitare, mjekët këshillojnë të prisni imët dy qepë, t’i lini ato të marinohen për disa orë në 500 ml ujë ambienti dhe të pini nga një gotë ndërmjet çdo vakti. Mund të pini edhe një gotë para se të flini.
Laringiti
Kundër dhimbjes së fytit po japim recetën e shurupit me qepë që është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur. Merrni 100 gr qepë, grijeni imët dhe për 10 minuta vëreni të ziejë në 200 ml ujë. Pasi ta hiqni, lëreni të ftohet dhe shtojini një lugë gjelle mjaltë. Vendoseni përsëri të ziejë derisa të krijohet një lëng pak i trashë. Nëse keni dhimbje fyti, pini 4 deri 6 lugë kafeje derisa të shëroheni.
I ftohti
Kundër të ftohtit rekomandohet verë e përzier me qepë. Përgatiteni këtë recetë që në momentin që temperaturat fillojnë të bien. Në këtë mënyrë ju nuk do e ndjeni shumë të ftohtin. Grini 300 gr qepë dhe shtypeni. Shtojuni 100 gr mjaltë të lëngshëm dhe 600 ml verë të bardhë. Përziejeni mirë dhe pini 2 deri 4 lugë gjelle sapo të ndjeni ethe. E mira është që të pihet pak e freskët. Kujdes! Kjo pije përmban edhe alkool, kështu që mos e teproni.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.