AKTUALITET

Rikthehen grabitjet tek rruga e Rinasit, maskat marrin 300 milion lekë

14:18 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku autorë të paidentifikuar morën një shumë të konsiderueshme nga një makinë e “Security Spartan”, duke dhunuar personat që ndodheshin në mjet.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se dyshohet që autorët të kenë marrë një shumë prej rreth 30 milionë lekë të reja, të një banke të nivelit të dytë, në momentin kur po transportoheshin me makinë të shërbimit privat.

Dinamika e ngjarjes:

Autorët ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën makinës, i kanë nxjerrë personat nga makina dhe janë larguar drejt Tiranës nga rruga dytësore. Vetëm pak metra më larg, ata kanë braktisur makinën dhe nuk dihet nga kanë ikur me shumën e parave. Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë Tiranën dhe po kryen kontrolle, ndërkohë që po merren në pyetje dy personat që ishin në makinë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.