BLUETOOTH

A do ta fitojë Jehona Sopi Këngën Magjike?

11:38 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jehona Sopi i rikthehet muzikës. Këngëtarja është ngjitur edhe njëherë në skenë që pas vitit 2013, kur vendosi ti dedikohej familjes. Me performancën e saj në  “Kënga Magjike” Jehona ka treguar edhe njëherë pse na ka munguar kaq shumë.




“Anej” është balada që ajo ka zgjedhur të sjellë për publikun shqiptar. Me tekst të shkruar nga  Aida Baraku, me muzikë të Armend Regjepagiqi, orkestrimin e bërë nga Fatjon Miftari në bashkëpunim me këngëtarin Yll Limani, Jehona Sopi sjell një nga këngët pretendente për çmimin e parë.

Sipas formulës janë vetëm këngëtarët që votojnë për kolegët, çfarë do të sjellë edhe mbështetjen e Jehonës, që ka nga pas dhe bashëkpunëtorët nga më të mirët në treg, që artistët shpesh kanë bashkëpunuar. Do të duhet të presim mbrëmjen e 7 dhjetorit për të parë nëse Jehona Sopi do të rrëmbejë çmimin e parë të Kënga Magjike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.