POLITIKË

Tërmeti shkatërroi banesat/ Klosi: 3500 banorët do të qëndrojnë në hotele deri në prill,e gabuar të japim shifra të dëmeve

21:55 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti i 26 nëntorit la pas viktima,shumë të plagosur por dhe shum familje pa banesa. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ pohoi se tashmë në hotele janë akomoduar rreth 3500 mijë qytetarë.




Sipas Klosit rëndësi ka jeta sociale e banorëve të prekur nga tërmeti.

Ndër të tjera, Klosi tha se akomodimi i qytetarëve në këto hotele do të jetë deri në muajin prill, pasi më pas nis puna për këta të fundit. Teksa u pyet në lidhje me shifrat e deritanishme nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, Klosi tha; “Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme të japim shifra të dëmeve tani për tani. Po behën të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor”.

“Sot kemi 3400-3500 banorë në hotelet e Durrësit dhe Shëngjinit. Shpreh mirënjohje për këta hotelier, që kuptuan momentin. Për njerëzit e dëmtuar, ndodhi një gjë që se mendonin që do realizohej. Në 24 orë jeta e tyre mori disa ndjesia, e para që u goditën nga tërmeti, disa humbën familjaret, u gjetën në rrugë, në kampe dhe më pas u gjetën në hotele. Sot që kemi shkuar në 3400 që them, shqetësimi më i madh tani është jeta sociale e këtyre njerëzve, janë banorë të traumatizuar dhe jo pushues në hotele. Jemi kujdesur shumë që të kenë shërbim dhe të jetojnë në komunitet. Do sigurojmë që për shumicë e tyre të nisë jeta, ata të fillojnë punën.

Pas 6 ditësh që ka ndodhur tërmeti, tashmë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, zoti Çuçi është caktuar nga qeveria për menaxhimin e situatës së krizës. Edhe në Lezhë është ngritur shtabi me drejtimin e zotit Lleshi. Pra po them që arritëm të krijonim një strukturë mbështetëse për problematikat e këtyre njerëzve. Ishte një presion shumë i madh në Durrës ku njerëzit kërkonin zgjidhje të drejtpërdrejta (U pyet per doreheqjen e Valbona Sakos). Drama është aty, njerëzit janë me kërkesa. Mendoni sikur ata 4 mijë njerëz të ishin nëpër kapmë. Ka një kosto administrative, Vendimi i Ministrave do të përcaktojnë një kosto. Pra të gjitha këto për hotelet që janë nën menaxhim paguhen nga buxheti i shtetit. Nëse ata njerëz do të ishin në çadra, kampe, do të kushte një kosto shumë të madhe. Komisioni i menaxhimit vendosi që në këtë listë të përcaktuar me hotele, që të plotësonin kushte. Pra ishin hotele që rriheshin me numër të madh turistësh, pra kishin kapacitete. I falënderoj këto hotele dhe shoqatat e tyre. Nuk mund të mbajmë më shumë se 1 prill banorët në këto hotele. Pasi hotelet kanë bërë kontrata me turistët. Po diskutojmë skenarët, siç bëmë dje në Komitetin e Rindërtimit. Do të përllogaritet fatura, që do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit. Do të jetë pjesë e ndihmës që do të marrim nga kjo punë që po bëhet për të alertuar miqtë e Shqipërisë. Ajo që u ndërtua dje, është ngritja e një komitetit të përbashkët, që do të administrojë paratë. Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po bëhen të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor. Sigurimi i banesave për ta, ndihmë financiare, apo dhe pension të përjetshëm”, tha Klosi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.