AKTUALITET

Tërmeti/Rrëfimi përlotës i të riut që u rrit te “Zyber Hallulli”: Mendoja vetëm kush do më varroste! Ndihmoni këto krijesa të pashpresa!

13:26 - 02.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rrëfim dramatik ka ardhur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, nga një 27-vjeçar jetim, i rritur te Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”. Në një lidhje telefonike, i riu tha se nuk ka frikë nga tërmeti, por nga fakti se kur të vdesë, nuk do ketë asnjë për ta varrosur.




Ndër të tjera, ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve e politikanëve, që në rast tërmeti, të ndihmojnë fëmijët jetimë, që sipas tij, ata janë shkak për të jetuar e mbijetuar gjithë pjesa tjetër e shoqërisë.

“Jam Mondi nga Tirana, pjesëtar i shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, tani jetoj vetëm në Kombinat. Isha fillikat vetëm, i vetmi që mendoj është Zoti dhe ai ka shkruar në Kuran “Kush mbron dhe ndihmon jetimët, ka vlerësim nga ai”

Iu bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim, t’i drejtohen këtyre fëmijëve, këtyre krijesave të pashpresë, që në rast tërmeti të drejtohen te shtëpia e fëmijës. Edhe sikur gjithë Durrësi të shembej, ajo shtëpi nuk do të ishte shembur, sepse i ruan Zoti. Ata janë shkak për të jetuar e mbijetuar të tjerët. Unë jam 27 vjeç, kam gati 9 vjet që jam larguar nga shtëpia e fëmijës, jetoj në Kombinat me qira dhe punoj si kamarier e banakier.

Kam një dëm në shpirt, që jam vetëm, do vdes vetëm. Unë e kam përballuar tërmetin, por e vetmja gjë që mendoja ishte se nëse do vdisja, kush do më varroste. Nuk kam frikë nga tërmeti, por vetëm nga Zoti. Do ja dal, por si gjithmonë i vetëm”, tha 27-vjeçari.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.