Një aksident rrugor sapo ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin “Përparim ”. Një mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin me iniciale R.M., 29 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale A.K.
Si rrjedhojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon, shtetasi me inicialet A.K, si dhe dy pasagjerët shtetasit me iniciale L.S.,28 vjeç dhe F.H..,rreth 6 vjeç. Këta të fundit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shfaq Komentet (0)