OPINION

Gazetari: Të paguajnë kompanitë e sigurimeve, jo populli me taksa. Shtëpitë me kredi, janë të siguruara

14:36 - 03.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Klodian Tomorri




Si ulet fatura e rindertimit
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare duhet te jete pjese e Komitetit te Rindertimit. Pas perpilimit te listes se banesave te shkaterruara ose te demtuara nga termeti, AMF duhet te beje publike listen e fondit te banesave qe jane te siguruara.

Keto dy lista duhen kryqezuar dhe qytetaret qe kane banesen e siguruar nuk duhet te perfitojne apartament nga shteti.

Ka shume shtepi te cilat jane blere me kredi dhe qe jane detyrimisht te siguruara. Keto banesa duhet te demshperblehen deri ne qindarken e fundit nga shoqerite e sigurimeve dhe te mos paguhen nga fondi shteteror i rindertimit.

Familja, e cila ka banesen e siguruar merr parate nga shoqeria e sigurimit dhe perjashtohet nga lista e kompesimit shteteror. Kjo do te ule barren per taksapaguesit. Aq sa jane, nje, dy, 10 shtepi te demshperblehen plotesisht.

I gjithe procesi i shlyerjes se demit nga shoqerite e sigurimit duhet te ndiqet nga AMF, e cila duhet te kete detyrimin ligjor te informoje Komitetin e Rindertimit. Shoqerite e sigurimit qe refuzojne te paguajne duhet te cohen ne permbarim.

Ne te kundert do te ndodhe qe qytetaret do te subvencionojne fitimet e paligjshme te shoqerive te sigurimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.