Aktualitet

Historia tragjike e familjes në Bubq që Bebe Rexha do iu ndërtojë shtëpinë, brenda 3 vitesh humbi vajzë e djalë

10:38 - 03.12.19 gsh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, mbërri dje në Shqipëri, ku pa nga afër dëmet e tmerrshme të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit.



Bebe Rexha vendosi të ndërojë dy banesa, për dy familje të prekura nga tërmeti në fshatin Bubq. Njëra prej këtyre familje ka një histori të dhimbshme pas.

Historinë e familjes së Musait në Bubq e ka publikuar aktori Bes Kallaku, i cili në një postim në Instagram shkruan:

“@beberexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke”.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.