Horoskopi

Horoskopi i dates 3 Dhjetor 2019

06:00 - 03.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mund të ndiheni të ngarkuar emocionalit, pasi jeni përballur me një sërë çështjesh gjatë këtyre ditëve. Mos e lejoni këtë ndjenjë t’ju pushtojë, edhe pse në raste të caktuara do të jetë e vështirë. Një mik i mirë mund t’ju thërrasë për ndihmë. Mos përfundoni duke folur vetëm për vete dhe eksperiencat tuaja.

Çfarëdo që të bëni, bëjeni me pasion. Ju keni tendencë t’i analizoni gjërat në mënyrë të detajuar, ndërkohë që ka raste që duhet të ndiqni intuitën. Këshillohet të mos i ndryshoni situatat apo t’i manipuloni ato. Është një ditë e mrekullueshme, të cilën duhet ta shfrytëzoni, pasi e meritoni.

Gjatë kësaj dite mund të kaloni edhe jashtë limiteve. Edhe pse mund të shoqërohet me një ngarkesë të madhe emocionale për gjithçka që bëni, mendojeni këtë si një mënyrë që nxit pasionin tuaj dhe jo një arsye për të ndaluar.

Ka gjasa që kjo të jetë dita juaj. Mos hezitoni dhe merrni pa u menduar përgjegjësi në aspektin profesional, të cilat nuk i kishit menduar ndonjëherë. Sa i përket anës personale, do të keni mbështetjen e partnerit/partneres suaj në çdo moment.

Gjetja e zgjidhjeve për çështje të caktuara nuk do të jetë e vështirë gjatë kësaj të marte. Do të ndjeni se e vërteta nuk shtrihet në sipërfaqe. Ka gjasa të ndiheni të shqetësuar, ndaj këshillohet të dilni dhe të shëtisni për t’u qetësuar psikologjikisht.

Mungesa e rehatisë mund t’ju shkaktojë stres, por një miku juaj do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet. Dëgjoni muzikë dhe përpiquni të relaksoheni. Ka gjasa të dilni me miqtë tuaj dhe të argëtoheni, por bëni kujdes të mos ndani sekretet me të tjerët.

Përpiquni t’i shmangni konfliktet dhe të mos bëheni shkaktarë të tyre. Duhet të mendoni rreth një rruge tjetër në këto raste. Zgjidhni fjalët dhe mos shprehni vetëm kritika. Sa i përket partnerit/partneres, nuk do të ketë ndryshime në marrëdhënien tuaj.

Do të jetë një ditë jo e lehtë, ku do të përpiqeni të arrini të zbuloni gënjeshtrat dhe të arrini në thelbin e çështjes. Mos e humbni kohën me biseda dhe situata sipërfaqësore. Energjia juaj është shumë e vlefshme për ta shpenzuar për gjëra të tilla.

Duhet të gjeni kohë mjaftueshëm për t’u relaksuar, pasi lodhja mund t’ju çojë drejt pesimizmit. Ka gjasa të mos përfundoni të gjitha detyrat që kishit parashikuar për sot, por kjo nuk do të thotë të kaloni përtej kufijve fizikisht. Familja do t’ju kërkojë më shumë vëmendje.

Mos bëni ndryshime të mëdha në marrëdhëniet tuaja me persona të caktuar. Mos e shpenzoni kohën duke argumentuar për çështje që nuk janë shumë të rëndësishme për ju. Mënyra më e mirë për ta kaluar ditën sot është një bisedë e ngrohtë me partnerin/partneren tuaj.

 

Përpara se t’i futeni rutinës së përditshme, përpiquni të kuptoni se çfarë po ndodh përreth. Bëni mirë të jeni i pranishëm kur bëhen diskutime, dëgjoni me vëmendje ato çfarë thuhen. Ndiqni instinktet, pasi po ndodhin gjëra të rëndësishme për ju.

Gjatë ditë së sotme do të përpiqeni të eliminoni problemet në jetën tuaj personale. Nëse jeni i/e martuar, apo keni një partner, siguroji atij/asaj që jeni i/e qëndrueshëm, në mënyrë që të shmangni xhelozitë. Nëse jeni beqar, bëni mirë të mendoni për të ardhmen. Sa i përket gjendjes financiare, nuk do të ndiheni në vështirësi.

 

es


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.