AKTUALITET

Kaloi 21 orë nën rrënojat e tërmetit/ Klajdi Qato rrëfen si arriti të shpëtonte

21:59 - 03.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Klajdi Qato, djali 25-vjeçar i pronarit të Vila Palmës, u nxorr i gjallë nga rrënojat 21 orë pas tërmetit.




Me një plagë fare të vogël në kokë, Klajdi arriti të mbijetonte në mesin e pluhurit dhe betonit.

Në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, Klajdi rrëfen si kaloi 21 orë mes rrënojave, errësirës dhe mungesës së oksigjenit.

“Në moment që rashë, kuptova që isha mirë, pata një shpresë në veten time se do ia dal. Në moment të parë që rashë vazhdova heqjen e inerteve afër vetes, të hapej sa më shumë pjesa ajrit dhe çdo gjë shkoi mirë”, tregon për “Top Story” Klajdi Qato.

“Më pas ata arritën deri diku, që të afroheshin afër meje, më pas erdhi ekipi grek që ishin të mrekullueshëm. Nuk e besoja kurrë se mund t’ia dilja pa ata nga aty”, rrëfen 25-vjeçari.

Kontakti fizik me të ishte një moment mjaft i rëndësishëm. Por, duheshin ende orë për të mundësuar nxjerrjen e tij të sigurt. Gjendja psikologjike e Klajdit vetëm sa rëndohej me kohën.

“Gjatë gjithë kohës që qëndroja deri te hapja e tunelit tek unë, isha në komunikim të vazhdueshëm me doktorin dhe njerëzit jashtë”, shprehet i riu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.