Aktualitet

“Po na vdesin njerëzit nga infarkti ”, banorët e një pallati në Shijak: Askush nuk ka ardhur të vlerësojë dëmet

19:28 - 03.12.19 gsh

Banorët e një pallati në lagjen ‘Kodra’, Shijak, flenë prej disa ditësh në çadra pasi banesat e tyre kanë mbetur të dëmtuara nga tërmeti, dhe ende nuk është bërë vlerësimi i banesave nga inxhinierët ekspertë.



Bëhet fjalë për një pallat 5-katësh ekzistues, ku jetojnë rreth 15 familje, i cili ka marrë dëmtime nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Qytetarët, tejet të indinjuar në lidhje me situatën, tregojnë se përveç një çadre ku të fusin kokën, nuk kanë marrë asgjë tjetër.

“Na kanë thënë se do të vijnë vlerësuesit të shohin gjendjen e pallatit, por askush s’ka ardhur deri më sot. Na kanë lënë në një çadër, me të sëmurë dhe pleq. Po na vdesin njerëzit nga infarkti. Pallati jonë është shumë afër atij të kryetarit të bashkisë. Por askush nuk është kujtuar”, thotë një nga banoret e këtij pallati.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.