AKTUALITET

“Qëllova nën rrënoja me mamin e motrën shtatzënë”, Noizy rrëfen momentet e tmerrshme të tërmetit: Ishte diçka shumë e keqe

11:03 - 03.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur i muzikës rep, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, e cilëson një ngjarje të tmerrshme tërmetin katastrofik të 26 nëntorit, ku vendi u zgjua nën rrënojat, që iu morën jetën 51 personave.




I pyetur nga gazetari Ervis Kuçi, gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuara, këngëtari është shprehur se e ka përjetuar shumë keq tërmetin, pasi ka qëlluar mes rrënojave në Durrës, së bashku me të ëmën, mbesën dhe motrën shtatzënë.

“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë.

Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.