Kryesore

Video/ Rama zbulon skenarët për Durrësin, Tiranën dhe Kurbinin: Do ndërtojmë lagje komplet të reja

08:56 - 03.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar skenarët që po përgatiten për t’u zbatuar në terren, pas situatës kaotike të krijuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Në fjalën e tij në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri tha se skenari është për ndërtimin e disa qytezave të reja në vend.




Sipas tij, po planifikohet ndërtimi në Durrës i një lagjeje komplet të re, në Tiranë po bëhet një plan për ndërtimin e tri lagjeve, si dhe një lagje në Kurbin.Rama deklaroi se këto lagje të reja do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla, etj, dhe do iu shërbejnë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por edhe atyre që kanë probleme sociale.

“Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popullsisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla, një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera.

Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, deklaroi kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.