POLITIKË

“Urgjente marrja e masave për strehim”, Basha thirrje Ramës: Me 150 mln $ që marrin oligarkët ndërtohen një pjesë e ndërtesave

16:34 - 03.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të merren masa dhe të shfytëzojnë gatishmërinë e inxhinierëve për t´iu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti për shkak dhe të përkeqësimit të motit.




“Është e domosdoshme të angazhohen sa më shumë inxhinierë e specialistë. 500 inxhinierë janë të gatshëm të kontribuojne vullnetarisht, mjafton që qeveria ti angazhojë. Paratë që shkojnë tek 10 oligarkë duhet të shkojnë tek mijëra qytetarë që kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pa strehë dhe pa ushqim. ”

Mes të tjerash Basha akuzon qeverinë ndërsa shton se paratë që shkojnë tek 10 oligarkë duhet të shkojnë tek mijëra qytetarë që kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pa strehë dhe pa ushqim.

Me 150 milion dollarë që marrin 10 oligarkë mund të rindërtohet pjesa dërrmuese e objekteve të banimit të shkatërruar nga tërmeti. Duhet ndërhyrje e menjëhershme që të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e mijëra familjeve”, ka deklaruar Lulzim Basha në “Facebook” pas një vizite të kryer në Manëz.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Gjendja po rëndohet për shkak të motit. URGJENTE marrja e masave për strehim dhe alokimi i fondeve për rindërtim. 5 pallate me nga 25 familje në Manëz janë të pabanueshme. Banorët po nxjerrin orenditë për tu zhvendosur tek të afërmit në pamundësi të një strehe.

Të tjerë që janë strehuar në çadra janë në kushte shumë të vështira edhe për shkak të motit me shi dhe të ftohtit. Ata thonë që u kanë ardhur në ndihmë vetëm shoqatat ndersa denoncojnë abuzime në mënyrën e trajtimit të qytetarëve. Çdo ditë që kalon, bëhet më e vështirë për këta banorë që me fëmijë të vegjël prej ditësh jetojnë në çadra.

Të tjerë jetojnë në makina dhe ankohen se askush nuk ka ardhur të vlerësojë gjendjen e banesave të tyre. Është e domosdoshme të angazhohen sa më shumë inxhinierë e specialistë. 500 inxhinierë janë të gatshëm të kontribuojne vullnetarisht, mjafton që qeveria ti angazhojë.

Paratë që shkojnë tek 10 oligarkë duhet të shkojnë tek mijëra qytetarë që kanë mbetur në mes të katër rrugëve, pa strehë dhe pa ushqim. Me 150 milion dollarë që marrin 10 oligarkë mund të rindërtohet pjesa dërrmuese e objekteve të banimit të shkatërruar nga tërmeti. Duhet ndërhyrje e menjëhershme që të lehtësojmë vuajtjet dhe dhimbjen e mijëra familjeve.

79441782_2794564837261346_2441271875041492992_o basha-2-1-600x400 78836595_2794565307261299_7217397738667769856_o 74232769_2794565597261270_1267486651966291968_o 78624611_2794565787261251_6664368180447674368_o basha-4-600x400 basha-6-600x400
<
>


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.