Show-Bizz

Certifikatë mirënjohjeje për Noizyn, reperi rrëfen momentet e frikshme të tërmetit

11:40 - 04.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi i njohur Noizy ka vizituar Fierin ditën e djeshme për shkak të një aktiviteti të planifikuar me fëmijët me aftësi të kufizuara. Pavarësisht se aktiviteti nuk u zhvillua për shkak të gjendjes në vend, reperi ka marrë një certifikatë mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen që ka dhënë gjithmonë për këta fëmijë. Gjatë kësaj vizite Noizy ka dhënë një intervistë për mediat dhe ka rrëfyer se dhe ai ka përjetuar momentet e frikshme në Durrës gjatë tërmetit që goditi vendin bregdetar. Reperi ka treguar se ka gjetur veten mes rrënojave së bashku me nënën, motrën shtatzënë dhe mbesën e tij.




“Më vjen mirë që i kaluam ato streset e mëdha, sepse ishte me të vërtetë fatkeqësi e madhe, jo vetëm për Durrësin, por për gjithë Shqipërinë. Shyqyr Zotit u lehtësua dhe inshallah nuk e kalojmë më kurrë atë gjë. Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muajshe. Ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pasur shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë të mos i përjetojmë më këto gjëra që na ndodhën”, ka rrëfyer Noziy. Pavarësisht situatës së vështirë që ka kaluar, reperi iu ka qëndruar gjithmonë pranë personave që kanë pasur të njëjtin fat me të, duke i ndihmuar me ushqime e gjithçka tjetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.