Show-Bizz

Krenari në “Topit të Artë”, futbollistja bëri shqiponjën me duar në ceremoni

12:30 - 04.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jo shpeshherë krenohemi kur njerëz të talentuar nga vendi ynë shkëlqejnë në fusha të ndryshme të jetës në botë. Edhe futbollistja me origjinë shqiptare, kosovarja Asllani, teksa ka qenë në ceremoninë e “Topit të Artë”, ka bërë shqiponjën me duar duke mos harruar të identifikohet me prejardhjen e saj. Asllani, e cila përfaqëson Suedinë në futbollin e femrave, ishte e nominuar për të fituar “Topin e Artë” për femra. Kosovarja është shqiptarja e parë, e cila ka arritur ta veshë fanellën e Realit të Madridit. Kujtojmë se “Topi i Artë” për meshkuj u fitua nga Lionel Messi, i cili tashmë numëron 6 të tillë.




 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.