Kronikë

Arrestohen 14 shqiptarë/ Synonin drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme

16:18 - 05.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia britanike ka arrestuar 14 shqiptarë, gjatë kohës që ata po hipnin në një varkë, me shpresën që do të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.




Ata janë ndaluar pranë fshatit të vogël anglez “Blythburgh´´.

Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe tha se 14 shqiptarët u arrestuan, për shkak se kanë hyrë në territorin britanik në mënyrë të paligjshme. Ndërsa, dy të tjerë janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në emigracionin klandestinë, shkruajnë mediat e huaja.

Policia ka bllokuar po ashtu 2 automjete, të cilat përdoreshin për transportin e emigrantëve.

Emigracioni i paligjshëm në Britani vazhdon të mbetet problematikë e mprehtë, ndërsa rastet me shqiptarë janë po ashtu të shumta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.