EKONOMI

Rama pezullon Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë, reagimi: Tani do përballem me shpifësit dhe abuzuesit

16:57 - 05.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa gjithë vendi është përfshirë në një emergjencë kombëtare për të përballuar dëmet e tërmetit, në Fletoren Zyrtare sapo është publikuar Vendimi për pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, konkretisht profesor Arben Malaj.




Propozimi ka ardhur nga kryeministri i vendit. Në vendimin, që mban datën 3 dhjetor, thuhet:

“Në mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr. 8269,  datë 23.12.1997,  “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

  1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
  2. Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z. Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë”.

 

Profesor Arben Malaj, ish ministër i financave, është një nga ekonomistët dhe ekspertët më të mirë në vend dhe që ka qenë gjithnjë një zë kritik në fushën e politikave ekonomike të ndërmarra vitet e fundit. Malaj ka paralajmëruar vazhdimisht për kontratat koncesonare, rreziqet e përkeqësimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë, në vitet e ardhshme. Ai kërkoi së fundmi dhe një reagim të përgjegjshëm ndaj tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Më herët gjatë verës 28 deputetë të PS-së, pkërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës. “Kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve, kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim”, do të reagonte Malaj në atë kohë. “Vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë, me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe”, tha ai.

REAGIMI I ARBEN MALAJT

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin. Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj!
Arbeni


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.