POLITIKË

Rama sulmon opozitën në Kuvend: Nuk dini të flisni, jeni gërmadha

15:49 - 05.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetët e opozitës së re në parlament gjatë fjalës që mbajti në Kuvend.




Rama iu drejtua deputetëve  opozitarë në Kuvend, duke iu thënë se shumica e tyre nuk dinin të flisnin, ndërsa shtoi se ata janë pasojat e tërmetit të opozitës, dhe nëse opozita bie ata janë gërmadhat.

“Po pati mundësi këto muhabetet e rrugës i lini jashtë këtij vendi. Mos hajdeni këtu edhe të na bëni si më të zotë se ata. Se nuk jeni më të zotë se ata. Shumica prej jush nuk dinë të flasin. Shumica prej jush kanë problem me vendosjen e kallëzuesit në vendin e duhur. Ju jeni pasojat e tërmetit të opozitës. Ra opozita, gërmadhat jeni ju. Mbajeni me nderë këtë karrige në Parlament, shtrëngojeni dhe mbajeni me nderë, mos u bëni më keq se ata që ikën, se ata flisnin më mirë se ju. Mos hajdeni këtu të thoni vodhi, s’vodhi.

Ne do dëshmojnë me vepra, që ata që kanë nevojë për mbështetje të marrin mbështetje, dhe ata që duan strehë të marrin strehë. Ata nuk do të rrinë në hotel, derisa t’iu bëhet shtëpia, por nga janari do të kalojnë në apartamente, që do t’i marrim ne me qira për ta. Solidariteti shqiptar është afatshkurtër, e dini ju, se po ta kishim afatgjatë, do të ishim si Izraeli. Ne i lutemi Zotit, kur na duhet për të kaluar lumin, po kur jemi matanë lumit i themi Zotit ‘kush je ti, se s’na duhesh’”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.