Sociale

Tërmeti, fshati Marikaj dhe Maminas, në harresë nga institucionet

12:24 - 05.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, shumë familje, banesat e të cilave janë dëmtuar po qëndrojnë në çadra. Në një kohë që vëmendja është përqendruar në zonat më të prekura si Thumana apo Durrësi, shumë fshatra të tjera duket se janë lënë në harresë. “Gazeta Shqiptare” udhëtoi ditën e djeshme pranë banorëve në fshatin Maminas të rrethit të Durrësit, si dhe në fshatin Marikaj të njësisë administrative Vorë në rrethin e Tiranës. Familjet e strehuara në çadra shprehën shqetësimin e tyre mbi mungesën e një ekspertize nga specialistët e fushës mbi dëmtimet që kanë pësuar shtëpitë e tyre private, apo edhe pallatet ku ata kanë banuar. Aktualisht një pjesë e banorëve të këtyre fshatrave janë strehuar në çadra, ku iu duhet të qëndrojnë edhe 3 apo 4 familje në një hapësirë, ku ka vetëm 3 apo 4 dyshekë.




Dëmet në Maminas

Një nga banesat private të dëmtuara shumë rëndë në Maminas është edhe shtëpia njëkatëshe private e Lindita Xhixhës, e cila rrëfen se dëmet janë konstatuar që prej tërmetit të 21 shtatorit, por pavarësisht kësaj, ekspertët e kanë vlerësuar si jo të rrezikshme. “Kam 3 djem, por nuk jetojnë me mua, unë rri vetëm me bashkëshortin. Atë natë ishim në gjumë kur ndodhi tërmeti i madh, çfarë të them, terror i madh, ra çatia komplet, u shemb një mur aty mbrapa, por mesa duket ka qenë kismet që të shpëtonim gjallë. Shtëpia u dëmtua që në shtator me tërmetin e parë, por tani siç e shikoni, është shembur krejt. Në shtator na thanë që mund të jetonim këtu, sepse s’kishte rrezik”, – tha gruaja për ‘GSH’. Më tej, ajo shtoi se ushqimet i kanë blerë vetë dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti, përveç çadrës ku rrinë 4 familje bashkë. “Tani kemi mbi një javë që flemë jashtë, kanë ardhur ata të njësisë bashkiake, por nuk na kanë thënë asgjë konkrete. Për të ngrënë kemi, sepse i kemi blerë me lekët tona, por po rrimë në çadër tani, vetëm atë na kanë dhënë. Kemi kërkuar ndihmë, por zëri ynë ka rënë në vesh të shurdhët. Nuk e di a do bëjnë, a s’do bëjnë gjë, jemi edhe sëmurë, kam bërë dy ndërhyrje në zemër, jam edhe me diabet”, – bëri me dije Xhixha. Përkrah shtëpisë së Linditës ndodhet një tjetër banesë, muret e brendshme të së cilës kanë çarje të dukshme, por që ende nuk është dhënë një vendim ekspertesh nëse shtëpia është apo jo e banueshme. Një tjetër shqetësim që ngre djali i familjes është mungesa e pajisjes me ilaçe për të sëmurët kronikë. “Ishte horror ajo natë, nuk dua as ta kujtoj. Isha në shtëpi me prindërit dhe nusen. Tani rrimë në çadër, se shtëpia është shumë e dëmtuar, kemi frikë të futemi brenda. Asnjë ekspert nuk ka ardhur të na thotë nëse mund të rrimë këtu apo jo, kaq e vështirë është të japin një përgjigje? Rrimë 3 familje në çadër, pra 12 veta, na merret fryma. Mami është e sëmurë me diabet, por nuk na kanë sjellë asnjë ilaç, as fisha as insulinë, i kemi blerë vetë”, – tregon 29-vjeçari për “GSH”. Edhe një grua e moshuar e familjes Lala ndan të njëjtin problem si banorët e tjerë të Maminasit, mungesën e ekspertizës mbi banesat. “Kanë ardhur e na kanë thënë që çatia është dëmtuar, nuk na kanë thënë nëse mund të rrimë brenda shtëpisë apo jo. Ishin punonjës të bashkisë, jo ekspertë për këtë punë. Ne i pyetëm, por s’na kthyen përgjigje. Jetojmë 5 veta këtu, por nipin e mbesën sot i morëm në shtëpi. Ditët e para vetëm unë me djalin kemi qëndruar në shtëpi dhe jo brenda saj, por aty te rruga. Frika na ka ikur pak tani, por fëmijët janë akoma të terrorizuar”, -tregon e moshuara e familjes Lala.

79254498_604680653607195_5712480497100128256_n 71892906_686703075187931_6362287140356751360_n 76917360_1031393420544266_5151042453771386880_n 78580488_561786307888668_6620859904041156608_n 78311731_449995879033982_6454688843424595968_n 79914403_2528292090718980_8594864003275030528_n 78043493_2441196512811743_1305360717259472896_n
<
>

Dëmet në Marikaj

Plot 24 familje në fshatin Marikaj po qëndrojnë jashtë, të strehuar në çadra apo edhe në makina, pas dëmtimeve të shumta që kanë pësuar banesat e tyre. “Te kjo çadra jemi 14 veta (4 familje), i kemi kërkuar me këmbëngulje që të paktën të na sjellin edhe një tjetër se nuk rrimë dot kështu. Kemi edhe fëmijët me vete, por na kanë sjellë vetëm veshmbathje, që ishin sa për dy familje. Kur iu kemi kërkuar çadrat, na thonë vetëm që nuk ka. Duam garanci nga një specialist, të na thonë vetëm çfarë do bëhet me pallatet tona, do i rregullojnë a do i shembin, janë a s’janë të banueshme, kaq! Pallati është plasaritur komplet brenda dhe ka rrëshqitur”, – tha Lutfije Jakupi për ‘GSH’. Pavarësisht premtimeve që kanë marrë nga bashkia dhe deputeti i zonës për strehimin në hotele, banorët vijojnë të qëndrojnë nëpër çadra dhe puna vështirësohet më shumë edhe për të sëmurët. “Babi im është sëmurë me dializë, rri në makinë ose në çadër, si mund të rrijë një i sëmurë më dializë në këto kushte?! Nuk futemi dot brenda në shtëpi, se askush s’po na jep përgjigje nëse mund të na zërë brenda. Kanë ardhur nga bashkia, nga Emergjencat Civile, por asnjë gjë deri tani. Deputeti i zonës na tha që do na strehojë në hotele, por deri tani këtu na ka lënë. Jemi të gjithë komshinj dhe kemi braktisur pallatet. Me syrin tonë pallati ka devijuar, por duhet eksperti”, – tha një 20-vjeçar për “GSH”.

14 veta në çadër

“Te kjo çadra jemi 14 veta, i kemi kërkuar me këmbëngulje që të paktën të na sjellin edhe një tjetër se nuk rrimë dot kështu. Kemi edhe fëmijët me vete. Duam garanci nga një specialist, të na thonë vetëm çfarë do bëhet me pallatet tona, do i rregullojnë a do i shembin, janë a s’janë të banueshme, kaq! Pallati është plasaritur komplet brenda dhe ka rrëshqitur”, – tha Lutfije Jakupi për “GSH”.

“Asnjë ndihmë”

“Tani kemi mbi një javë që flemë jashtë, kanë ardhur ata të njësisë bashkiake, por nuk na kanë thënë asgjë konkrete. Për të ngrënë kemi sepse i kemi blerë me lekët tona, por po rrimë në çadër tani, vetëm atë na kanë dhënë. Kemi kërkuar ndihmë, por zëri ynë ka rënë në vesh të shurdhët. Nuk e di a do bëjnë, a s’do bëjnë gjë, jemi edhe sëmurë, kam bërë dy ndërhyrje në zemër, jam dhe me diabet”, – tha Xhixha.

“Fëmijët të terrorizuar”

“Kanë ardhur e na kanë thënë që çatia është dëmtuar, nuk na kanë thënë nëse mund të rrimë brenda shtëpisë apo jo. Ishin punonjës të bashkisë, jo ekspertë për këtë punë. Ne i pyetëm, por s’na kthyen përgjigje. Jetojmë 5 veta këtu, por nipin e mbesën sot i morëm në shtëpi. Frika na ka ikur pak tani, por fëmijët janë akoma të terrorizuar”, – tregon e moshuara e familjes Lala.

24  Familje në çadra

Plot 24 familje në fshatin Marikaj po qëndrojnë jashtë, të strehuar në çadra apo edhe në makina, pas dëmtimeve të shumta që kanë pësuar banesat e tyre. Pavarësisht premtimeve që kanë marrë nga bashkia dhe deputeti i zonës për strehimin në hotele, banorët vijojnë të qëndrojnë nëpër çadra dhe situata vështirësohet më shumë edhe për të sëmurët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.