Kryesore

Vendimi, Olsian Çela drejt kreut të Prokurorisë së Përgjithshme

10:16 - 05.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokurori Olsian Çela pritet të zgjidhet sot kryeprokuror i përgji-thshëm. Kuvendi i Shqipërisë ka përfshirë në rendin e ditës së seancës së sotme edhe projektvendimin për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të vendit, me një mandat 7-vjeçar. Edhe pse kanë mbetur edhe 2 javë nga skadimi i afatit 1-mujor, parlamenti e ka përfshirë në agjendën e punimeve të ditës së sotme, ku ndër të tjera janë edhe shumë çështje të tjera të rëndësishme. Në bazë të ligjit të ri, të miratuar me paketën e reformës në drejtësi, Kuvendi ka në këtë rast vetëm rolin e “noterit” për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo për vetë faktin se të gjithë procesin e përz-gjedhjes dhe renditjes së kandidatëve e ka bërë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ka përgatitur në Kuvend një listë me tre kandidatë. Ndonëse renditja në listën e paraqitur nga KLP në Kuvend është marrë parasysh vetëm rendi alfabetik i emrave të tre kandidatëve, KLP në vlerësimin e saj me pikë ka renditur të parin pikërisht Olsian Çelën me 459 pikë, të dytën Arta Markun 406 pikë dhe të tretën Fatjona Memçajn me 362 pikë. Pavarësisht se kjo renditje është një tregues për kandidatin më të vlerësuar nga ana profesionale dhe morale, ajo nuk është përcaktuese për qëndrimin apo votën që duhet të jap Kuvendi. Kjo, pasi në bazë të ligjit, Kuvendi mund të zgjedhë me 84 vota këdo prej tre kandidatëve të mësipërm.




Dhe vetëm nëse Kuvendi nuk do arrijë të sigurojë 84 vota për një prej 3 kandidatëve, atëherë ligji ka përcaktuar si një mekanizëm zhbllokues emërimin si kryeprokuror të kandidatit të vlerësuar me më shumë pikë, në këtë rast të Olsian Çelës. Por pavarësisht se nuk e ka një dety-rim votimin e kandidatit më shumë të vlerësuar, burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste kanë bërë të ditur dje se nuk priten surpriza dhe se s’ka asnjë shans që Kuvendi të votojë një kandidaturë tjetër veç asaj të Olsian Çelës, i cili është renditur i pari në vlerësimin profesional dhe moral nga KLP-ja. Në këtë mënyrë, nëse nuk priten surpriza edhe nga opozita e re, atëherë me shumë mundësi Olsian Çela do të zgjidhet sot si kryeproku-ror i ri i Shqipërisë. Ai do të zëvendësojë pikërisht Arta Markun, e cila megjithëse u zgjodh jashtë çdo përcaktimi ligjor si prokurore e përkoh-shme, qëndroi në këtë detyrë për afro dy vite resht. Votimi i kryeprokurorit të përgji-thshëm të vendit vjen në një kohë që në tri qarqe të vendit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

I konsideruar si ‘prokurori i dosjeve të forta’, Çela e nisi karrierën e tij në drejtësi në vitin 2001, pasi u diplomua në shkollën e Magjistraturës. Fillimisht ushtroi detyrën e prokurorit në institucionin e akuzës në kryeqytet. Në 2004-ën, u emërua prokuror te Krimet e Rënda, institucion që e drejtoi për një periudhë katërvjeçare. Prej vitesh është anëtar bordi në Shkollën e Magjistraturës dhe pedagog në dy universitete. Prokurori Çela ka hetuar disa dosjet e bujshme, siç është “Xibraka”, apo grabitja në aeroportin e Rinasit në 2016-ën, ku me firmën e tij në kërkim ndërkombëtar është Aleks Pepa. Më herët, ai hetoi për masakrën e Kartodromit apo grupin e Niklës. Ndërkohë që seanca e sotme do jetë shumë e ngarkuar me çështjet që do diskutojë dhe votojë, pasi në të janë përfshirë për votim disa nisma ligjore shumë të rëndësishme, duke nisur që nga projektbuxheti, paketa fiskale, apo aktet normative për marrjen e masave dhe paketës sociale në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme Kuvendi do të votojë edhe për projektrezolutën “Për ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore dhe dezinformimit në proceset demo-kratike kombëtare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.