Kryesore

Shënon në minutën e ’93, Berat Xhimshiti i jep fitoren Atalantës dhe e mban në zonën “Champions”

17:50 - 07.12.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendërmbrojtësi kuqezi Berat Xhimshiti i dhuron 3 pikë të arta Atalantës në përballjen e vështirë me Veronën. Shtatlarti i kombëtares sonë arriti të përcaktonte fituesin e përballjes me verdheblutë në minutën e 90’+4 duke mos gabuar përballë portierit Silvestri.




Aksioni i nisur nga goditja e këndit u konkretizua me golin e Xhimshitit, i cili kontrolloi saktë krosimin e dhënë nga shoku i skuadrës Toloi duke çliruar nga ankthi tifozët bergamesk. Ekipi i Xhanpiero Gasperinit ‘djersiti’ jashtëzakonisht shumë përballë rivalëve të kapitenit të Kosovës Amir Rrahmani. Veronezët kaluan dy herë në avantazh në minutat 23 dhe 57, por Atalanta u kundërpërgjigj saktë duke u mohur verdhebluve kënaqësinë e fitores. Bergameskët u ndihmuan dhe nga dalja me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësit polak të Veronës Pavel Davidoviç në minutën e 85-ë.

Xhimshiti e mori vetë situatën në dorë duke e bërë pasditen e paharrueshme për Atalantën teksa vendosi se 3 pikët e radhës duhej të takonin Atalantës. Pas 15 javësh kampionat, Atalanta pozicionohet në vendin e gjashtë me 28 pikë, zonë që e dërgon sezonin e ardhshëm në Europa Ligë. Duke parë sezonin e kaluar kur bergameskët siguruan pjesëmarrjen historike në Ligën e Kampioneve, këtë vit ambicia për të përsëritur rezultatin historik të 6 muajve më parë nuk shuhet aspak. Xhimshiti konfirmon rëndësinë që ka për Atalantën dhe kombëtaren e Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.