KULTURË

Skënder Luarasi/ Të metat e shqipërimit në diktaturë

11:00 - 07.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Erlind Sulko – Pavarësisht se kam një vlerësim të madh ndaj përkthimeve të shumta të Skënder Luarasit, përkthimi i tij i “Fije Bari” është shumë i dobët dhe me një hyrje qesharake. E pavarësisht kësaj, shikoj njerëz vazhdimisht që e vlerësojnë përkthimin e Luarasit verbërisht, – pa e njohur fare Whitmanin dhe pa e lexuar “Fije Bari” në origjinal. Flas si dikush që ka vite që e lexon Whitman, e ka përkthyer edhe vetë, dhe ka studiuar letërsinë e gjuhës angleze.




Ja disa probleme të atij përkthimi:
1. Nuk është përkthim i plotë, por vetëm i një copëze të vogël të veprës së plotë. Whitman ia kushtoi gati tërë jetën e tij veprës Fije Bari dhe e ribotoi veprën disa herë. Botimi përfundimtar i veprës, i njohur si “deathbed edition”, është ende i papërkthyer. Luarasi nuk ka përkthyer as gjysmën e veprës së plotë.
2. Pjesët erotike, me siguri jo për faj të tij, por diktaturës së kohës, janë të zhdukura.
3. Pjesët shpirtërore të poezive të tij janë po ashtu të zhdukura nga vepra. Në hyrjen e shkruar nga Luarasi, ai i quan interpretimet fetare/shpirtërore të Whitmanit të gabuara, ndërkohë që nuk e lejon lexuesin të dalw në përfundim pasi t’i ketë lexuar poezitë vetë.
4. Nën përkthimin dhe hyrjen e Luarasit, Whitman na shfaqet vetëm si një poet politik, – gjë që nuk është e vërtetë. Sigurisht që besimet politike kanë një rëndësi të madhe për të kuptuar veprën, por ai libër nuk është një libër vetëm politik.
5. Në shumë pjesë, Luarasi i ka përkthyer vargjet e Whitman fjalë për fjalë dhe mekanikisht, pa marrw parasysh frymën e përgjithshme. Ja një shembull që e shpreh ketë gjë qartësisht: përkthimi i poezisë së mirënjohur “I sing the body electric”. Luarasi e ka përkthyer “Këndoj trupin elektrik”, gjë që mua këtu më duket e pakuptimtë dhe e përkthyer fjalë për fjalë. Unë e kam përkthyer “Këndoj trupin drithërues”, përkthim që më duket se e përcjell më mirë atë që Whitmani do të thotë: trupi i njeriut si diçka që të drithëron nga hijeshia hyjnore. Se siç e thotë edhe vetë Whitmani: nëse trupi s’është fryma, ç’është fryma?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.