Kryesore

Video/ Për shkak të sëmundjes nuk mund të flas, Zef Deda s’i mban dot lotët në 80-vjetorin e Gëzim Krujës

11:17 - 07.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit Gëzim Kruja ka zhvilluar ditëlindjen e tij të 80-të. Të shumtë kanë qenë miqtë që e kanë vizituar aktorin, i cili prej vitesh vuan nga problemet shëndetësore.  Edhe Zef Deda, i cili i ka dërguar edhe një tufë me lule ka qenë ditën e djeshme në shtëpinë e mikut të tij, që prej vitesh kanë qenë bashkë në skenë. Gazetari e ka pyetur Krujën nëse ishte vizituar nga ndonjë përfaqësues shteti. Në emër të tij është përgjigjur Zef Deda, i cili me nota humori është shprehur se të gjithë e kujtojnë humorin e tij dhe duan ta shohin në skenë. Por ka pranuar më pas se askush nuk është interesuar më për të. Gëzim Kruja për shkak të problemeve shëndetësore nuk mund të flas, ndaj miqtë i ka pritur vetëm me buzëqeshjen e tij.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.