AKTUALITET

Erdogan jep premtimin: Maksimumi për 1 vit, 500 banesa do të jenë të ndërtuara

15:03 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se maksimumi për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, do të zgjasë deri në një vit.




Erdogan u shpreh se një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale.

“Sa i përket ndërtimeve të banesave kanë filluar punimet atje. Të gjitha ekipet i kemi andej. Jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri. Mezi pres që të vendosin për vendin e ndërtimeve që të fillojnë sa më shpejtë. Një pjesë do ndërtohen me çelik, ndërsa pjesa tjetër shtëpi normale. Ministri më tha që për 6 muaj është e kryer, por unë them brenda ose maksimumi për një vit kryhen ndërtimet. Për shkak të ftohtësisë së dimrit kemi vendosur që të ngremë edhe çadra speciale për dimër, i kemi dhënë urdhër gjysmëhënës së Turqisë e më pas ushtria do i dërgojë që të ndihmojmë popullin që janë pa shtëpi”, tha Erdogan.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.