Show-Bizz

Fitoi ‘Këngën Magjike’, Eneda ndan kupën me Fifin

11:34 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e “Këngës Magjike 2019”. Fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. Në vend të dytë u rradhit Fifi me këngën “Marova”, e cila ishte më e votuara nga publiku.




Pasi ka marrë në dorë çmimin, Eneda ka thirrur afër vetes Fifin dhe është shprehur se dëshiron të ndajë fitoren me të.

“Dëgjo këtu, unë votova me shumë dëshirë për ty, për këngën e mrekullueshme që na dhe, edhe për zërin e mrekullueshëm që ke, dhe për fjalët kaq të bukura. Realisht do doja shumë që kjo kupë të ndahej dhe ta merrnim që të dyja. Dua një duartrokitje shumë të madhe për Fifin, e mrekullueshmja”, është shprehur Eneda.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.