SHËNDET

Këshilla/ Ja si të parandaloni gripin e sezonit

09:33 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftohti ka ardhur së bashku me dhjetorin këtë vit, por ajo që i shqetëson më shumë njerëzit prej kësaj është të sëmuren nga gripi.




Shumë persona janë të ekspozuar përpara mikrobeve gripale për shkak të punëve që kryejnë.

Ka disa mënyra për të qëndruar të shëndetshëm kur e shikojmë që rreth nesh ‘rrotullohet’ gripi.

Lani mirë duart ­

Nëse këtë vit ju zë gripi ose e ftohura, mund të “falënderoni” duart tuaja të pista. Shumë viruse përhapen në këtë mënyrë. Ju merrni baktere në gishta dhe më pas i kaloni ata në gojë dhe në sy.

Bëni vaksinën kundër gripit ­

Ju mund të mendoni se gripi është një problem fare i vogël, por kjo sëmundje mund t’ju lërë në shtrat për ditë me radhë.

Bëhuni gati për stinën e ftohtë

Para se të luftoni të ftohurën dhe bakteret e gripit, sigurohuni që të keni mjetet e duhura për këtë. Mbusheni sirtarin e barnave me çdolloj ilaçi që mund të përdorni, si p.sh., qetësues të dhimbjeve apo produkte të tjerë.

Jini të vëmendshëm ndaj simptomave ­

Grip apo e ftohur? Nuk ka një mënyrë të sigurt për t’i ndarë simptomat nga njëra­tjetra. Edhe doktori juaj mund të mos jetë i sigurt. Zakonisht të ftohurat janë më të lehta. Ju mund të keni hundë që rrjedhin apo të bllokuara.

Merrni medikamentet e duhura­

Ka një larmi barnash për të zgjedhur nëpër farmaci. Tregohuni të zgjuar në zgjedhjen tuaj.

 

Zgjidhni mjete dhe produkte njëpërdorimshme ­

Kur dikush në familjen tuaj është i sëmurë, ndërrojini produktet e banjës me produkte njëpërdorimshme, derisa personi në fjalë të bëhet më mirë.

Trajtimet natyrale ­

Jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të luftuar simptomat e gripit apo së ftohurës? Provoni me një lugë mjaltë. Mund të ndihmojë për zbutjen e kollës po aq sa një shurup.

Qëndroni në ajër të pastër dhe bëni sport ­

Gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit nuk duhet të mbylleni në shtëpi në të ngrohtë, por të dilni, pasi të jeni mbështjellë mirë dhe të ecni për të paktën 30­45 minuta pesë ditë në javë.

Pushim dhe ushqim të shëndetshëm

Gjithmonë është e vështirë të gjesh kohën për t’ia kushtuar vetes, duke qenë se jeni shumë të angazhuar me punën, familjen, miqtë etj.

Por është e domosdoshme që të bëni fizkulturë, sepse stresi rrit mundësinë e marrjes së ndonjë ftohjeje, ose më keq gripin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.