Show-Bizz

“Kur askush s’më konsideronte, ti ma zgjate dorën”, Flori fjalë prekëse për Enedën pas fitores

12:17 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fituese e këtij edicioni të “Kënga Magjike” u shpall Eneda Tarifa. Pas votave të kolegëve të saj, jurisë dhe publikut, Eneda arriti të rrëmbente çmimin e parë.




Kjo fitore e Enedës, ishte trofe edhe për Flori Mumajesin, këtë herë ai u ngjit në skenë si kantautor nëpërmjet zërit të saj.

Përmes një postimi në “Instagram´´, Flori uroi Enedën për fitoren dhe tregoi se kur askush nuk e mbështeti, ishte Eneda ajo që I zgjati dorën.

“Jo sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk me konsideronte ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje ti je aset. Urime zemër! “- shkroi Flori në instastory.

Vendi i dytë në “Kënga Magjike” u fitua nga Fifi me këngën “Marova”, ndërsa vendi i tretë nga Anxhela Peristeri me këngën “Dikush i imi”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.