AKTUALITET

Finalizohet operacioni “Driver´´/ Shiste droga të forta në Tiranë, bie në pranga 43-vjeçari

13:39 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të një operacioni të koduar “Driver´´.




Sipas njoftimit të policisë, operacioni u zhvillua pas informacioneve në rrugë operative, sipas të cilave, 43-vjeçari shiste lëndë narkotike kokainë.

Në automjetin e shtetasit me iniciale F.SH, policia sekuestroi rreth 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. I arrestuari e shiste lëndën narkotike në rrugën “Xhanfize Keko”, te vendi i quajtur “Varr i Bamit”.

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, në kuadër të një operacioni të koduar “Driver´´.

Sipas njoftimit të policisë, operacioni u zhvillua pas informacionevenë rrugë operative, sipas të cilave, 43-vjeçari shiste lëndë narkotike kokainë.

Në automjetin e shtetasit me iniciale F.SH, policia sekuestroi rreth 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. I arrestuari e shiste lëndën narkotike në rrugën “Xhanfize Keko”, te vendi i quajtur “Varr i Bamit”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “DRIVER” në fushën e tregëtimit të drogave të forta.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, automjet dhe aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e natkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “DRIVER”, ku u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së drogave të forta, konkretisht e llojit kokainë, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– F. Sh., 43 vjeç banues në Tiranë.

Nga informacione të siguruara në rrugë operative, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë se në rrugën “Xhanfize Keko” në vëndin e quajtur “Varri i Bamit” shtetasi F. Sh merrej me tregtimin e drograve të forta, kryesisht Kokainë, është organizuar puna dhe po në këtë vend gjatë kontrollit të ushtruar ,në automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. Sh, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 106.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe me 1 aparat celualar.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit F. SH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.