AKTUALITET

Pasojat e tërmetit tragik/ Balla viziton familjet që jetojnë në çadrat e Peqinit, Familjet do të sistemohen në shtëpi me qira

14:13 - 08.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Lorenc Tosku, dhe deputeti Florenc Spaho ishte në qytetin e Peqinit, pranë disa prej familjeve të prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, të cilat janë strehuar përkohësisht në çadra.




Deri më tani, nga verifikimet e kryera në terren nga ana e specialistëve të Bashkisë dhe Nënprefekturës së Peqinit janë identifikuar 10 banesa me dëme të medha, në të cilat banorët nuk mund të jetojnë më.

Në fjalën e tij, Balla tha se familjet, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme nga tërmeti do të strehohen në çadra e më pas në banesa me qera.

“Për të gjitha familjet, banesat e të cilëve kanë paraqitur dëmtime në strukturë, çarje të rënda të mureve apo dëmtim të çatisë kemi marrë vendimin për t’i nxjerrë nga banesa menjehërë dhe për seicilën familje kemi vendosur një çadër në oborrin e shtëpisë, të pajisura me krevate, dyshekë dhe batanije.

Gjithashtu janë marrë të gjitha masat që familjet të furnizohen dhe me ndihma ushqimore.

Në fazën e dytë familjet do të sistemohen në shtëpi me qera. Ndërkohë në bashkepunim me Qeverinë do të programojmë rindërtimin ose rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara”, deklaroi Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.